Altin Dumani dhe Ilirjan Celibashi

Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët në kryeqytet, në fokus krimet zgjedhore

24 Prill, 14:49| Përditesimi: 24 Prill, 21:12

  • Share

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë organizoi një takim pune me fokus krimet zgjedhore.

Në takim morën pjesë, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celebashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çelaj dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, të cilët prezantuan ecurinë dhe gjetjet e deritanishme nga monitorimi në terren.

Ata folën mbi shqetësimet dhe ankesat e grumbulluara, si dhe mbi procedimet që janë duke u ndjekur në disa zona të vendit.

Përveç ambasadorit gjerman, në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, kreu i Misionit të Vëzhgimit të OSBE-ODIHR ambasadori Zanier, bashkë me disa anëtarë të delegacionit të BE-së.

Pas prezantimeve, ambasada gjermane publikoi një njoftim ku përmblidhet statusi i aktiviteteve hetimore, shqyrtimi i ankesave dhe forma e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Komisioneri i Shtetit për Zgjedhjet, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) informuan sot ambasadorët dhe kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it mbi statusin aktual të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe hetimin e shkeljeve zgjedhore në Ambasadën Gjermane në Tiranë. Takimi përfshinte statusin aktual të aktiviteteve në të gjithë territorin e Shqipërisë, një pasqyrë të ankesave të marra dhe procedimeve të nisura deri më sot, si dhe statusin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë përkatës. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare të përfshira dhe efekti parandalues i qasjes së përbashkët ndaj shkeljeve zgjedhore u mirëprit nga pjesëmarrësit. Ambasadorët përshëndetën angazhimin e aktorëve shtetërorë dhe politikë shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj. Organizimi i zgjedhjeve do të jetë një matës i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, edhe për sa i përket aspiratës së vendit për anëtarësim në BE.”-thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

H.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?