Kreu i PAA. Agron Duka

Zgjedhjet e 14 majit/ Agron Duka: Nuk do garoj për Bashkinë e Durrësit! Ja kë kandidat do mbështes

8 Nëntor 2022, 10:25| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 13:26

  • Share

Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka konfirmuar se nuk do të garojë për kryetar bashkie në Durrës.

Agron Duka shpjegoi se “duke qenë kryetar i PAA-së, jam i detyruar ti përkushtohem fushatës së partisë në të gjithë Shqipërinë”, teksa shtoi se e ka të pamundur të jetë personalisht pjesë e kësaj gare.

‘Nuk do të garoj në Durrës, do të mbështes kandidaturën e Igli Carës!

Të dashur qytetarë të Durrësit!

Përmes këtij postimi dua të ndaj me ju një vendim.

Më njoftuan nga dega lokale e PD-së në këtë qytet se në disa njësi, anëtarësia e kësaj partie më ka propozuar si kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, për kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i opozitës.

Ndjej të falenderoj çdo qytetar durrsak, që është pjesë e Partisë Demokratike, dhe që ka propozuar që unë të jem në këtë garë. E vlerësoj maksimalisht dhe, me zemër do të doja ti përfaqësoja ata dhe shumë të tjerë në këtë garë, me dëshirën e madhe për të bërë më të mirën për qytetin dhe fshatrat e Durrësit.

Por, duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, unë jam i detyruar ti përkushtohem fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare.

Unë i premtoj çdo demokrati dhe çdo qytetari durrsak, se kontributi im do të jetë, si përherë, për qytetin dhe qytetarët e kësaj bashkie.

Unë përsonalisht dhe PAA me strukturat e saj, do të mbështesim zyrtarisht kandidatin demokrat Igli Cara, me bindjen e plotë se ai është njeriu që i duhet bashkisë së Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

Edhe njeherë, falendroj ata që më kanë propozuar dhe i siguroj se do të jemi bashkë në të njëjtin front, për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

Me respekt Agron Duka- shkroi Duka.

Fituesi i primareve do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në garën e 14 majit. Pas dorëzimit të kandidaturave, pritet që të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dritan: 08/11/2022 10:41

    Pse me Gono,ty te do Durresi,Shqiperia.Ti je shume i zgjuar dhe thua qe populli eshte me ne,dhe fitoret i keni te sigurta.Apo nuk ta mban,se te iken mandati.Edhe sa kohe do vegjetoni ne politike?

    Përgjigju
    • Ura e Dajlanit: 08/11/2022 16:49

      Po kush e do jete pallosh gomari, si nje to m*ti vjen verdalle Berishes

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?