Zgjedhjet e 14 majit, Banorët e Yzberishtit votime në kontejnerë! Pjesa më e madhe e qytetarëve s’gjejnë emrin e tyre

5 Maj 2023, 10:58| Përditesimi: 5 Maj 2023, 22:59

  • Share

Banorët e lagjes numër 14 në Yzberisht, pranë Bulevardit Migjeni, për zgjedhjet vendore të 14 majit do ju duhet të votojnë në kontejnerë të përshtatur si qendra votimi. Janë 22 të tillë të vendosur në dispozicion të qytetarëve.

Në çdo kontejner janë të vendosura karriget dhe tavolinat ku do të qendrojnë komisionarët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Kurse jashtë tyre janë të afishuara edhe listat me emrat e votuesve. 

Por pavarësisht se kanë disa ditë që janë të vendosura, të paktë janë ata qytetarë që kanë mundur të ju ofrohen kontejnerëve të përshtatur si qendër votimi për të gjetur emrin e tyre, pasi ato janë rrethuar me një gardh. 

Ka edhe nga ata qytetarë, sidomos të moshuar që nuk kanë arritur të gjejnë as emrin e tyre. Ata kërkojnë që persona të autorizuar të ju shkojnë në banesa dhe ti orientojnë me qëllim që ditën e zgjedhjeve të japin votën e tyre. 

Kjo është hera e dytë që qytetarët e Yzberishtit, ju duhet të votojnë në kontejner. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, u përdor e njëjta metodë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?