Tirana do të jetë beteja kryesore ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Të ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe gazetari Bledian Koka, u përplasen në lidhje me kandidatin e socialistëve, kreun aktual të bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.
Për deputeten socialiste, Veliaj është modeli i punës dhe se çdo lagje e Tiranës ka një ndryshim rrënjësor.
‘Veliaj është model i punës. Çdo lagje në Tiranë kanë një ndryshim rrënjësor dhe kjo është me punë. Modeli i punës është ai që është tregues. Në çdo zonë ka investim konstant. Ai është model i punës. Modelin e punës së Veliajt e vlerësojnë qytetarët. Në momentin që Erion Veliaj është bërë kryetar bashkie, shkollat dhe kopshtet ishin për faqe të zezë, shikojeni se si janë sot.’- tha Bushka.
Por gazetari Bledian Koka nënvizoi në fjalën e saj se Veliaj ka shkatërruar qytetin dhe për këtë veçse duhet të mbajë përgjegjësi morale, duhet të mbajë edhe përgjegjësi ligjor.
‘Veliaj ka dy pengesa. Së pari politik. Është një njëri që e ka shkatërruar qytetin dhe duhet të mbante përgjegjësi morale, por edhe ligjore. Për të gjithë asgjësimin e identitetit të qytetit. Është zëvendësuar me një identitet fake, përveç asaj që ne themi për pastrimin e parave të drogës. Nga aq sa dimë sektori i ndërtimit është një nga sektorët që përdoret për mekanizmin e pastrimit të parave. Po të kishim reforma në Drejtësi funksionale do të hetonte përgjimet e antimedias italiane. Për këtë nuk kemi asnjë hetim asnjë lloj reagimi. Mendoj se nuk kemi drejtësi.’- u shpreh Koka.
Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, deputetja Bushka tha se sot kemi një nga rezultatet me të mira të emërimit me meritë dhe kjo është arritje. Sipas Bushkës falë kësaj reformë kemi rezultate konkrete.
‘Në saj të kësaj referomë kemi rezultat konkrete. Reforma në Drejtësi është e të gjithëve, është miratuar me votat e 140 deputetëve. Kemi bërë në arkitekturë në kushtetutë për drejtësinë e cila e shndërroi krejt drejtësinë. Sot kemi një drejtësi që vetzgjidhet. Ne sot një nga rezultate është emërimi me meritë, është një arritje. Janë mekanizma të tillë që vetë sistemi i pavarur, sot i kemi të plotësuara të gjitha. Ne i monitorojmë institucionet e drejtësisë. Një nga arritjet kryesore është sistemi i meritës dhe integritetit.’- u shpreh Bushka.
Sipas gazetarit Bledian Koka, sistemi i drejtësisë është në pikën e tij më të ulët dhe se politika ka kapur atë që sot quhet drejtësi sipas gazetarit.
‘Procesi i vetingut ka qenë një kamxhik politik i përdorur nga interesat e PS-së. 110-vjetori e gjen drejtësinë në pikën e saj më të ulët. Politika e ka kapur atë që quhet drejtësi. Rezultatet na tregojnë pikërisht këtë.’- u shpreh Koka.