14 maji, ja kush propozon anëtarët e KZAZ, Berisha pa anëtar! PS dhe PD nga 2 anëtarë, PSD dhe Partia e Lirisë nga 1! Anëtari i shtatë me short mes PS dhe PD

9 Janar 2023, 11:56| Përditesimi: 9 Janar 2023, 20:14

  • Share

Ndonëse është i pari që ka kristalizuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha, që ende kërkon vulën e partisë në dyert e gjykatës, njëjtë si më 6 mars, nuk do të ketë as në këto zgjedhje, anëtar në Komisionet e Administrimit të Zonave Zgjedhore.

KQZ ndau këtë të hënë anëtarët e KZAZ-ve që do të propozohen sipas rezultateve që morën në zgjedhjet e fundit partitë: 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë. Anëtari I Shtatë, zgjidhet me short mes PD e PS.

Në këto kushte, sfida e PD së Alibeajt që do të përfaqësojë logon e PD në këto zgjedhje, nëse gjykata nuk vendos para marsit për fatin e selisë blu, është gjetja e anëtarëve të tyre për KZAZ, deri në fund të janarit.

Ndërsa Berisha mbetet të zyrtarizojë koalicionin me Partinë e Ilir Metës, që të ndajnë mes tyre jo vetëm anëtarët e KZAZ-ve, komisionerët, numëruesit e vëzhguesit, por edhe të drejtën ligjore për të regjistruar kandidatët për kryebashkiakë.

Ora 19:00
Akuzat për dënimin në Itali, KQZ i jep dritën jeshile Agron Kapllanajt

1673291619_AgronKapllanaj.jpg

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ ka bërë me dije se pas verifikimeve të thelluara rezulton se kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit për Partinë Demokratike, Agron Kapllanaj, nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funksionin publik të deputetit. Ky vendim i marrë nga KQZ gjithashtu hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike e Sali Berishës kundrejt Kapllanajt, të cilët më herët u shprehën se ai nuk mund të kandidojë për kreun e Bashkisë së Mallakastrës për shkak të problemeve me ligjin në shtetin fqinj, Itali.

Kapllanaj është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Mallakastrës.

“Në seancën e sotme publike të datës 09.01.2023: – Pas shqyrtimit të verifikimit të thelluar të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier” dhe për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”, u konstatua se z. Agron Kapllanaj dhe z. Kleo Murataj nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

– U plotësuan vakancat në këshillin bashkiak të Bashkisë Përmet dhe Bashkisë Dibër,

– U vendos regjstrimi i nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për përcaktimin e minimumit jetik”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se në vitin 2004 ai u dënua me 2 vite burg dhe 300 euro gjobë gjykatë në Firence pasi akuzohej për vjedhje.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/01/2023 02:47

    Do te ishte me demokratike sikur anetari i 7-te te zgjidhej me short mes partive te vogla,nese keto nuk kane njeri,atehere mund te pretendohej nga dy partite me te medha.PD dhe PS nuk u mjafton pjesa e luanit por duan dhe kockat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?