Pas zgjedhjeve të 14 majit, monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover ka zhvilluar sot një në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Takimi ndërmjet Glover dhe kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi zgjati për rreth 50 minuta.
Në një reagim për mediat, Celibashi tha se gjatë takimit u bisedua mbi ecurinë e procesit zgjedhor. Më tej Celibashi shkruan se e falënderoi Gloverin dhe misionin e OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Po ashtu Celibashi thotë se KQZ në Shqipëri, është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.
‘Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-ODIHR, Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE-ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Deklarova se KQZ Shqipëri është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.’- shkruan Celibashi.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.