Zgjedhjet e 14 majit, 28 çështje në Prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, 3 dosje i kalojnë SPAK! Në pranga 6 persona, nën hetim 25 të tjerë

19 Maj 2023, 09:46| Përditesimi: 19 Maj 2023, 13:54

  • Share

Pas zgjedhjeve të 14 majit, Prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimet për 28 çështje të lidhura me vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Për kompetencë hetimi, 3 çështje i kanë kaluar SPAK, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

Nga kallëzimet e bëra, 9 janë paraqitur nga subjekte politike dhe 21 të tjera nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore dhe Komisariateve të Policisë:

-5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;
-4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;
-4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;
-3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;
-3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;
-2 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;
-2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;
-2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;
-1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;
-1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe
-1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

Në total ishin bërë 31 kallëzime por u vendos mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

Prokuroria njofton se kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi. Nën hetim janë 25 persona ndërsa deri tani janë arrestuar në flagrancë 6 të tjerë, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Prokuroria e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për njërin prej tyre. 

Ndërkohë deri tani janë depozituar në SPAK mbi 20 padi nga partitë dhe qytetarët për parregullsi në zgjedhje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?