Zgjedhjet e 14 majit, Rithemelimi: Tenderat favorizuan fitoren e PS në Mat e Klos! Ish-kandidatët e BF: Mbështetësit tanë u shantazhuan

17 Korrik 2023, 12:22| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 18:38

  • Share

Kandidatët e opozitës “BF” Skënder Gjuci dhe Bedri Hoxha, që humbën zgjedhjet e 14 majit në Mat dhe Klos, bëjnë përgjegjës kryebashkiakët socialistë për një garë jo të barabartë.

Sipas tyre, dhënia e tenderave nga bashkitë në prag të zgjedhjeve vendore, favorizoi fitoren e së majtës.

Nuk lanë pa shigjetuar as policinë, që sipas tyre u bë njësh me PS, duke shantazhuar e kërcënuar aktivistët e angazhuar te opozita.

Për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit, “Rithemelimi” akuzoi edhe zv kryeministren Belinda Balluku, drejtuese politike në qarkun e Dibrës, duke thënë se ishte regjisorja e vjedhjes së votave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?