Financimi i partive, lançohet platforma online e raportimit! Celibashi: Mjet efikas monitorimi! Ambasadorja e BE-së: Fuqizon qytetarët, lufton korrupsionin

5 Prill 2023, 10:13| Përditesimi: 5 Prill 2023, 13:10

  • Share

Prezantohet platforma online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare. Për Ambasadoren e Bashkimit Europianë në Tiranë, Christiane Hofmann, platforma synon transparencën, si armë për të luftuar korrupsionin. Kryekomisioneri Celibashi e cilësoi si një mundësi për të mbikëqyrur në mënyrë efikase lëvizjet financiare të partive politike.

‘Shqipëria është vendi i parë që ka një platformë të kësaj natyre. Është udhëheq rajonin në këtë drejtim. Platforma fuqizon qytetarët, pasi kanë mundësi të shohin dhe kuptojnë financat e partive apo kandidatit duke krijuar një opinion më të qartë mbi atë të cilit do u besojnë votën. Parlamenti pas këtyre zgjedhjeve të votoj dhe ndryshoj dhe kodin zgjedhor, duke adresuar dhe problemin e financimit të partive.’- tha Hohman.

‘Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase.’- u shpreh Celibashi.

Gjatë prezantimit të platformës, shoqëria civile ngriti shqetësimin se ka kandidatë që deklarojnë shpenzime 0 lekë, çka nuk është transparente. Përfaqësuesit e partive politike reaguan, duke sqaruar se kandidati i fundit në listë, i cili dihen që nuk fiton, s’ka pse bënë fushatë. Për Celibashin, shpesh listat kanë emra fiktivë në përbërje të tyre.

“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”- tha Celibashi.

Por si do të funksionoj platforma online?
Platforma ka dy formate përdorimi, si përdorues i brendshëm apo i jashtëm. Sa i takon përdorimit të brendshëm, janë 9 kategori, partitë politike, auditorët, kandidatët, përfaqësuesit e KQZ..etj. Ndërsa në katëgorinë përdorues i jashtëm janë shoqëria civile, qytetarët dhe ata që e aksesojnë për t’u informuar mbi ecurinë e financave të partive. Partitë politike depozitojnë në tre raste raportet e tyre, raportin vjetor, brenda janarit të çdo viti. Dhe raportin financiar për zgjedhjet, i cili është në varësi të kalendarit të zgjedhjeve. Raporti duhet të miratohet nga KQZ përpara se të jetë të shfaqet për publikun, nëse nuk miratohet, raporti i kthehet partisë për t’u punuar, sipas kërkesave të KQZ. Pas publikimit, audituesit dhe përdoruesit e tjerë kanë të drejtë të aksesojnë dhe marrin informacionin që përmban raporti. Ai është në funksion edhe për këto zgjedhje.

Ora 11:15
Kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Celibashi: Ka emra që rezultojnë në 3 parti politike të ndryshme! Disa nuk e dinë që kandidojnë

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, rezultonin emra që ishin në tre lista të partive politike të ndryshme. Mes të tjerash, Celibashi tha se kishte edhe kandidatë të cilët as nuk e dinin se kishin kandiduar.

“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”- u shpreh Celibashi.

Ora 10:18
Platforma elektronike për monitorimin e financimit të partive politike, Celibashi: Nuk zgjidh problemin por ndihmon për mbikëqyrje efikase

 

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se platforma elektronike për forcimin e monitorimit të financimit për partitë politike, nuk do të zgjidhe të gjithë problemet me financimin e subjekteve, por do të ndihmojë për një mbikëqyrje efikase.

Ai tha se qëllimi i platformës është përmirësimi i shërbimit dhe cilësinë e të dhënave të cilat do të sigurohen më lehtësisht.

“Projekti i digjitalizimit mbetet nje nga projektet më të rëndësishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase.

Platforma në tërësinë e vetë ka qëllim të përmirësojë aksesin në informacione, të përmirësojë shërbimin dhe cilësinë e të dhënave, të reduktojë kohën e punës si për raportuesit ashtu edhe për verifikuesit. Të mbështesë përpunimin e të dhënave lehtësisht, të cilët mund të kenë akses në sistem. Të rrisë sigurinë e informacionit, do të mbrohen nga një akses i autorizuar me masa të caktuara sigurie”- u shpreh Celibashi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?