Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë, garë për kryeministrin dhe presidentin e ri të vendit (VIDEO)

9 Shkurt 2021, 13:49| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 19:33

  • Share

Kur na ndajnë vetëm katër ditë nga përfundimi i fushatës 10 ditore për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në deklaratat e tyre theksojnë se duan dhe shpresojnë  të krijojnë të vetëm qeverinë pa pasur nevojën e ndonjë koalicioni. 

“Me presidenten Vjosa Osmani jemi bërë bashkë, e kemi realizuar koalicionin parazgjedhor. Andaj zgjedhjet e reja janë një referendum gjithë popullorë me që rast ne synojmë një fitore të madhe që ta bëjmë shumicën popullore, shumicë parlamentare. Nuk do të bëjmë koalicione pas zgjedhore sepse i kemi bërë ato parazgjedhore. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, dhe nuk do të qeverisim për tu pasuruar. Do të vazhdojmë të jemi klasë e mesme”, tha Kurti.

Partia Demokratike e Kosovës shkon në këto zgjedhje me lider të ri, ish ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj për shkak se ish kryetari, Kadri Veseli dhe udhëheqësi shpirtëror i partisë ish-presidenti Hashim Thaçi po përballen me drejtësinë në Hagë.

Lidhja Demokratike në anën tjetër i drejtohet zgjedhjeve me qeverinë e saj tanimë të shkarkuar, por me Avdullah Hotin në krye të listës i cili drejtoi qeverinë në një moment të vështirë sa i përket pandemisë ashtu edhe dialogut me Serbinë. Për të avantazh përbën marrëveshja e 4 Shtatorit me Serbinë dhe njohja e Kosovës nga Izraeli, edhe pse kjo e fundit është diskutuar gjerësisht. 

Ramush Haradinaj, i dorëhequr dy herë nga posti i kryeministrit të Kosovës, shpreson të arrijë që përmes votës së qytetarëve për AAK-në të marrë postin e presidentit, post të cilin e ushtron Vjosa Osmani, si kryetare e Parlamentit dhe është nominuar sërish nga Vetëvendosja.

Ndërkohë që orët e fundit votuesit jashtë vendit kanë adresuar kërkesë që të shtyhet afati për pranimin e votave të dërguara me postë, pasi sipas tyre shumë vota nuk do të arrijnë dot në kohë për tu përllogaritur. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?