Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Zgjedhjet e 21 majit, shpërndahet parlamenti në Greqi

22 Prill 2023, 22:50| Përditesimi: 22 Prill 2023, 22:51

  • Share

Parlamenti i Greqisë është shpërndarë këtë të shtunë zyrtarisht me dekret presidencial për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen më 21 maj.

Presidentja Katerina Sakelaropulu shpërndau parlamentin pas takimit me Kryeministri Kyriakos Mitsotakis që i dorëzoi mbylljen e mandatit 4-vjeçar.

Zgjedhjet e sivjetshme në Greqi do të zhvillohen nën hijen e skandalit të përgjimeve të kryetarit të Pasok, Nikos Andrulakis e një sërë drejtuesish qeveritarë, pas aksidentit më të madh hekurudhor, atë të 28 shkurtit me 57 viktima. 

Zgjedhjet do të zhvillohen në dy faza, nëse nuk do të ketë rezultat të pastër më 21 maj, do të zhvillohet një raund i dytë në javët e para të qershorit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?