Që prej orës 14:00, institucionet kryesore në vend janë marrë në mbrojtje nga Forcat e Armatosura. Në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, më shumë se 200 punonjës policie që ruajnë objektet e rëndësisë së veçantë, do të angazhohen për procesin zgjedhor dhe për këtë arsye, duhet mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes.
Report TV sjell pamjet e disa prej institucioneve, tek të cilat tashmë kanë ardhur forcat e ushtrisë, për t'i mbrojtur. Ato do të jenë të pranishme deri ditën e martë, kur në vend të tyre do të rikthehen punonjësit e policisë. Përveç institucioneve si Kryeministria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe ministritë, ruajtje nga Forcat e Armatosura do të ketë edhe Ambasada Amerikane.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet, policia plan masash: Merren në mbrojtje institucionet, 7519 policë gati për 25 prillin
//ReportTv.al