Zgjedhjet e 25 prillit, Alimadhi: Kemi pasur kontakte me Topallin dhe Patozin, një mundësi bashkëpunimi janë dhe Gjuzi e Jenisheri

29 Janar 2021, 18:35| Përditesimi: 29 Janar 2021, 19:18

  • Share

Deputeti i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka zbuluar disa prej partive me të cilat ka pasur kontakte për t’u bashkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për Report Tv, Alimadhi deklaroi se ka pasur kontakte me partitë e Jozefina Topallit dhe atë të Astrit Patozit por ende nuk ka një vendim për bashkimin e tyre. Gjithashtu ai tha se një mundësi tjetër është bashkëpunimi me partinë Konservatore të Kujtim Gjuzit si dhe atë të pensionistëve Selami Jenisheri.

“Me thënë të drejtën, më është bërë pyetje e shpeshtë. Nuk kam komunikuar me asnjë. Balli Kombëtar prandaj e mori mandatin e deputetit, kemi mundësi. Është përgjegjësi të dalësh kundër PD-së. Unë dua që PD të vijë në këto zgjedhje. Ajo që më bën të dyshojë fort është se ka dhe aktorë të tjerë. Disa zëvendëskryetarë që ka pasur PD kanë krijuar subjektet e tyre që kemi pasur dhe komunikim me ta. Mua jo se më ndihmon kjo mundësi që këta elementë të ndarë do prodhojnë me të cilën mund të prodhojnë. Mendoj se PD është e vetmja forcë politike që do sjellë ndryshimin. Ne kemi vërtetë disa ftesa, do vendosë kryesia. Aleanca Kuqezi dhe Vetëvendosja por dhe disa parti të tjera. Por e fundit janë dhe disa kryetarë partisë në parlament, partia Konservatore apo ajo e Pensionistëve. Ndoshta ka ardhur për të prodhuar një identitet të Ballit Kombëtar” – tha Alimadhi.

Alimadhi ka hedhur akuza mbi krerët e partive kryesore politike, Rama, Kryemadhi, Basha e presidentin Ilir Meta teksa u shpreh se të gjithë këta bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, të gjithë këta janë të frikshëm dhe janë pasuruar nga shqiptarët duke mos i ofruar asgjë prej 30 vitesh.

“Këta janë të pasuruar të gjithë. E kuptoni se sa të frikshëm janë këta. Vetëm t’i shohësh është frikë. Unë nuk e di se çfarë i kanë prodhuar këta Shqipërisë, kështu kanë qëndruar për 30 vite. Pazar sigurisht që ka. Kur bëhet fjalë për marrjen e 71 mandateve këta do hanë kokat e njëri tjetrit. Këta marrin para nga buxheti i shtetit. Askush nuk e kupton se sa të frikshëm janë. Nuk duan njerëz që prodhojnë ide dhe alternativë por duan veten e tyre. Unë i njoh shumë mirë në politikbërje dhe program. I vetmi që kam votuar kundër, pasi e njoh një ligj dhe një akt. Këta më prishën sistemin për të votuar kundër, grupin parlamentar të djathtë” – tha Alimadhi.

Ndërsa për programin e prezantuar nga PD pak ditë më parë, Alimadhi tha se kryesisht është i mirë por që mund të plotësohej akoma më shumë me çështje të ndryshme kombëtare apo zgjidhjet e problemeve me pronën.

“Unë do të them që programi i PD-së ndryshon nga programi i mazhorancës, është për tu admiruar. Programi në thelb prek interesat e ekonomisë shqiptare. Unë kam paraqitur disa nga arsyet se çfarë do përfaqësojë Balli Kombëtar në zgjedhjet e 25 prillit. Çështja kombëtare shqiptare e cila nuk është përfshirë në programin e demokratëve. Unë do të doja shumë që Basha të përfshijë këtë çështje në programin e PD-së. Aty votojnë ballistë, legalistë. Mendoj se pas 30 vitesh do i bënte mirë PD-së. Do të ndihesha shumë mirë që nëse do e vendoste do i jepte një mundësi të re politikës shqiptare. Këto programe shpeshherë i kanë gënjyer shqiptarëve. Më duhet të them që më shumë janë lodhur shqiptarët se sa kanë votuar. Një pikë që mund të përfshihet në proigramin e PD-së është çështja e pronës. Unë mendoj që një rëndësishëm duhet ta zërë. Rehabilitimi i plotë i të përndjekurve politikë mund të jetë i dobishëm si pikë.

Një platformë politike e me strategji kombëtare për të pajtuar shqiptare do të jetë shumë pozitive. Do e shëndoshte shumë shoqërinë shqiptare. Edhe në zgjedhjet 25 prillit nuk shoh shumë shpresë pasi dihet se kush do të fitojë, PS, PD dhe LSI. Edhe ky sistem nuk është se do prodhojë ndonjë gjë. Pas këtuyre zgjedhjeve nuk do kemi një situatë të mirë politike. Kjo për shkak të lëvizjeve të Bashës në daljen nga parlamenti dhe pastaj ulja në tryezë do të thotë se janë bashkë në qeveri. Unë lus që nëpërmjet krijimit të subjekteve të tjera, shqiptarët të ndërgjegjësohen për një kauzë me identitet kombëtar" - tha Alimadhi.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tobestrafkulla: 29/01/2021 22:34

    O Zot!!! Kto nuk i votojn as grat e veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?