Kur mbeten vetëm dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit, ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u ka bërë thirrje palëve politike të kenë vëmendje për kandidatët që do të paraqesin në zgjedhje.
Ambasadori britanik Duncan Norman u ka bërë thirrje partive politike që duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.
"Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë."- shkruan Duncan në Twitter.
Vetëm pak ditë më parë ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca zhvilluan një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ku në fokus të diskutimit ishte pastërtia e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Për rreth një orë Yuri kim bisedoi me kryekomisionerit Shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, me fokus përgatitjet për 25 prillit, por edhe çështjen e kandidatëve, për të cilën ambasadorja ka kërkuar prerazi nga krerët e partive të tregojnë përgjegjësi.
ky legeni pse nuk i thot shokut te tij likes keto gjera?o kungull anglez ke liken tende qe te ushqen qe esht i pari per tu futur ne burg.cfar kakaris neper tv?
Përgjigjuakoma del ky te na tregoje se ca behet ik mor fat twat se na lodhe..go back home
PërgjigjuKet trungun anglez e mban Likja me sufllaqe.
PërgjigjuPse me duket si aktor humori ky mua?! Ne i njohim hallet tona, po ky cfare halli ka? Te ket ndonje borxh te pashlyer? Vendi i tij historikisht na ka dashur shume, dhe duket zoterise i vjene ne ndihme historia!
Përgjigju