Foto nga takimi me delegacionin e OSBE/ODIHR-it

Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi dhe Pelinku takohen me delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it

18 Mars 2021, 15:37| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:43

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku pritën në takim delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Delegacioni kryesohej nga Ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhej nga Nënkryetarja e Misionit, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, analist ligjor, Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor. Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it me ftesë të qeverisë shqiptare ndodhet në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021. 

Celibashi takim me Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?