Bledi Çuçi

Politikë

Zgjedhjet, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i delegon firmën zv.ministrit Lamallari deri më 30 prill

30 Mars 2021, 11:16| Përditesimi: 30 Mars 2021, 14:48

  • Share

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka deleguar firmën zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari deri në datën 30 prill.

Çuçi ja ka deleguar kompetencat Lamallarit nga data 25 mars, dita kur nisi zyrtarisht fushata elektorale, deri më 30 prill, pas zgjedhjeve të cilat zhvillohen më 25 prillit.

"Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërpërmendur me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit", thuhet në vendim.

Çuçi është drejtues politik në Gjirokastër, ndërsa është renditur i 3 në listën e PS në këtë qark.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?