Foto ilustruese

Zgjedhjet e 25 prillit, delegacioni i ODIHR vjen në Shqipëri, 5 ditë takime me krerët e partive

25 Janar 2021, 17:39| Përditesimi: 25 Janar 2021, 17:47

  • Share

Prej të dielës, 24 janar, misioni i ODIHR ka nisur vizitën 5 ditore në Tiranë për t’u njohur më nga afër me punën përgatitore  për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Këtë të hënë, përfaqësues të ODHIR, zhvilluan takime me kreun e grupit të PS, Taulant Balla në selinë rozë dhe po ashtu me zv ministrin e Jashtëm Agron Tare.

Tare shprehet se Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë të gjitha rekomandimet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet. Ai vlerësoi qasjen bashkëpunuese të institucioneve të ODIHR me Shqipërinë, në lidhje me zgjedhjet. Në axhendë, misioni i OSBE, përfshin takime dhe dy partitë më të mëdha opozitare, PD dhe LSI.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se ka qenë zv. ministri i Jashtëm Agron Tare ka pritur sot një delegacion të OSBE-së. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Tare është shprehur se Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë të gjitha rekomandimet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet.

“Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë shumicën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet”, -deklaroi Tare.

Ai vlerësoi qasjen bashkëpunuese të institucioneve të ODIHR me Shqipërinë, në lidhje me zgjedhjet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?