Zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë: COVID s’pengon ardhjen e ODIHR! Politika dështoi për votimin elektronik

16 Shkurt 2021, 18:13| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 18:19

  • Share

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR-t për shkak të pandemisë nuk i monitoruan zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, por sipas Gerta Metës Drejtuese e koalcionit të vëzhguesve vendorë, ata do jenë prezentë më 25 prill në Shqipëri.

“Deri tani kemi patur komunikim me delegacionin e ODIHR, ata kanë ardhur këtu për të bërë vlerësim paraprak të zgjedhjeve të 25 prillit, shpresoj të jenë prezent duke qënë se  e kanë bërë hapin e pare. Duke qënë se ky proçes do të ketë risi, nuk do të mbetet jashtë vëmendjes. Ky është interes edhe për partitë që të certifikohen zgjedhejt në shqipëri. Edhe ata kanë kontribut në proceset zgjedhore” – tha Meta.

Por gjithsesi ajo thotë se pandemia në një farë mënyrë do të ndikojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ky është një problem, që do ta afektojë procesin zgjedhor, ku do të pengojë vëzhguesit në aspektin e akomodimit. Për ta respektuar situatën, do të jenë zgjedhje me kujdes të vecantë, por syri i vëzhguesit do të jetë aty për të marrë informacionin dhe ta bëjmë publik, pasi qytetarët kanë të drejtë ta vëzhgojnë dhe mbrojnë votën e tyre” – u shpreh ajo.

Për drejtuesen e koaliconit të vëzhguesve vendorë, votimi elektronik ka qënë një dështim i partive politike.

“Vendimarrja e KQZ-së ishte e vonuar. Shpresojmë që vendimarrje të tilla të jenë investim real, pasi kanë qënë gjithmonë  të dështuara. Mbase ky process elektronik do e ndihmoj vendin të ketë zgjedhje me standarde Europiane” – tha Meta.

Ndërkohë që KQZ ka publikuar 5 modele të fletëve të votimit, kryetarja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë Gerta Meta thotë se ajo duhet të jetë e qartë për qytettarët ku ata të mund të votojnë si për partinë ashtu edhe për kandidatin për deputet, ndërsa thekson se fleta duhet të jetë e lehtë për tu menaxhuar.

“Kqz ka bërë të mundur që këto modele të kenë kosultim paraprak..Duhet një model i qartë dhe i aksesueshëm për qytetarët, pasi përfaqësimi i votuesve i përket kategorive të ndryshme, në arsim dhe grupmoshë. Për herë të parë, votuesit do të kenë mundësi të votojnë subjektin politik por edhe mundësi vote preferenciale duke zgjedhur brenda kësaj flete edhe kandidatin e preferuar” – deklaroi Meta.

Meta theksoi se akoma nuk është vendosur nëse do të ketë vetëm numër apo edhe emra të kandidatëve në fletën e votimit. Por sipas saj, vendosja e emrit në fletë krijon mbingarkesë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po kjo: 16/02/2021 19:12

    UFO nga doli?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?