Zgjedhjet e 25 prillit/ Identifikimi biometrik mund t'i kushtojë vendit deri në 28 milionë dollarë

18 Nëntor 2020, 10:02| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 16:28

  • Share

Thirrjes së KQZ për të përllogaritur koston e pajisjeve të identifkimit biometrik të zgjedhësve për zgjedhjet e 25 prillit i janë përgjigjur deri më tani 6 kompani. Report Tv mëson se shifra më e lartë e përllogaritur është 28 milionë dollarë dhe është ofruar nga një kompani e huaj, ndërsa shifra më e ulët është 14 milionë dollarë nga një kompani shqiptare, e cila kërkon 14 milion euro për ti dhënë pajisjet e nevojshme me qira, dhe nëse KQZ do ti blejë pajisjet atëherë kërkon 17 milion euro.

4 kompanitë e tjera janë të huaja dhe kanë përllogaritur përkatësisht, 24 mln euro, 20 mln dollarë, dhe dy të fundit nga 15 mln euro.  Afati i kompanive për tu përgjigjur është deri në 19 nëntor, më pas KQZ do përllogarisë mesataren e vlerave të paraqitura dhe më pas shumën do ia dërgojë qeverisë për të vazhduar më pas dhe procesin e tenderimit.

Identifikimi biometrik i zgjedhësve është një nga çështjet e dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, me opozitën jashtëparlamentare. Identifikimi biometrik synohet të realizohet në të gjitha qendrat e votimit ndërsa KQZ i ka hapur rrugën dhe votimit dhe numërimit elektronik që sipas marrëveshjes do të realizohet në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/11/2020 04:50

    Kam pare nje here nje dokumentar per Gjermanine naziste,ne te mes te tjerave tregohej se nazistet u kishin vene kusht cifuteve te Gjermanise, ne vitet e para te pushtetit te tyre,qe nese donin te largoheshin nga Gjermania,duhet te paguanin jo vetem taksat e vitit,por dhe te vitit te mepasshem,kjo perpara se te fillonin /zgjidhjen finale te problemit cifut/.Ne dokumentar citohej ditari i nje gruaje cifute qe thoshte pak a shume,qe per te shpetuar e per te ikur ishte gati te ikte edhe vetem me rrobat e trupit po te ishte nevoja,vetem te largohej.Tani kur mendoj per politikanet shqiptare dhe c'fare i kane shkaktuar vendit keto 30 vjet ,mendoj tamam si kjo zonja.Cdo shume ia vlen te shpenzohet,vetem qe keta njerez te zhduken pergjithemone nga skena politike.

    Përgjigju
  • qiparizi: 18/11/2020 13:45

    atehere behin zotimet nje here ne 10 vjet qe te justifikohet ky shpenzim

    Përgjigju
  • Ppsh: 18/11/2020 11:50

    20 milion € ju dhane kamarierit 20 vjecar per astirin ndersa kur flitet per verifikimin e votes ska para

    Përgjigju
  • Turi Katranjosi: 18/11/2020 11:29

    Perderisa nuk kemi evoluar si komb nga kafsha tek njeriu akoma dhe jemi ne tranzicion 100 vjecar, sigurisht qe do te paguajme me te mira materiale progresin. Ka shtete evropiane shume te zhvilluara qe dokumentat e identifikimit i kane shume here me keq se Shqiperia, por ndryshimi eshte domethenes. Ata jane thjesht njerez dhe ne jemi akoma barbare. Vjedhim vota dhe ia fusim vetes çdo dy vjet. Te gjithe politikanet ne Shqiperi jane niveli nen mesatar i inteligjences. Jane thjesht bira kurvash dhe e keqja dominon ketu. Poshte komunizmi. Basha ik ik ik.

    Përgjigju
  • Eri: 18/11/2020 11:29

    10 milion euro 20 milion per kompjutera thirrni mendjes o qeveritar akoma skemi uj shpi dhe rruge

    Përgjigju
  • Qytetar: 18/11/2020 10:57

    Justifikime per mos ta realizuar. .....dhe njeriu si ne agoni vazhdon dhe i voton po te njejtet politikane, i voton pastaj i shan, pastaj i voton dhe ma pas perseri i shan.....dhe agonia vazhdon perjetesisht duke te cuar ne nje bote tjeter qe ne te vertete nuk ekziston.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?