Nga mbledhja e KQZ

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ nuk regjistron 4 parti, u jep ‘Ok’ 9-të të tjerave

22 Shkurt 2021, 17:45| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 17:53

  • Share

Ndërsa na ndajnë dhe 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, KQZ ka zhvilluar sot një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive.

Nga 13 subjekte që kishin bërë kërkesë, 4 prej tyre nuk janë regjistuar. Bëhet fjalë për partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partinë e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë; Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

KQZ më parë ka regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit edhe disa parti të tjerae tre kandidatë të pavarur.

Vendimet e mbledhjes së KQZ ditën e sotme:

1.Partia Shqiptare Atdheu – regjistrohet

2.            Partia Pajtimit Kombëtar – regjistrohet

3.            Partia Ligj dhe Drejtësi – regjistrohet

4.            Partia Fryma e Re Demokratike – regjistrohet

5.            Partia Qytetare Shqiptare – regjistrohet

6.            Partia Uniteti Kombëtar – regjistrohet

7.            Partia Aleanca Kuq e Zi – regjistrohet

8.            Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – regjistrohet

9.            Partia Aleanca Popullore – regjistrohet

10.          Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër – regjistrohet

11.          Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë – regjistrohet

12.          Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare – nuk regjistrohet

13.          Partia së Punës së Shqipërisë – nuk regjistrohet

14.          Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë – nuk regjistrohet

15.          Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar – nuk regjistrohet

16.          Organizata Komiteti Shqiptar i Hesinkit, kërkesë për akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë – miratohet

17.          Caktimi i Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave – shtyhet

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?