TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 16 parti të tjera për zgjedhjet e 25 prillit, mes tyre 3 partitë më të mëdha në vend, PS, PD e LSI, por edhe Partinë Republikane, PBDNJ e Nismën Thurrje.
KQZ vendosi që të regjistrojë zyrtarisht për garën elektorale edhe PSD e Tom Doshit, e cila në dokumentacionin e paraqitur pranë organit të administrimit të zgjedhjeve, figuron me kryetar Engjëll Bejtjan, ndërsa pranoi edhe kërkesën për të garuar më 25 prill edhe Iljaz Shehu si kandidat i pavarur në Lezhë.
Më herët janë regjistruar në KQZ 21 parti dhe 5 kandidatë të pavarur.