Politikë

25 prilli, Kryemadhi takohet me delegacionin e ODIHR! LSI: Iu dorëzuam 2 dosje me shkelje të grmbulluara gjatë zgjedhjeve

5 Maj 2021, 09:28| Përditesimi: 5 Maj 2021, 13:10

  • Share

Mëngjesin e sotëm, delegacioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar më 25 prill.

Fokusi kanë qenë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor. Në fund të takimit Kryemadhi i ka dhënë përfaqësues së OSBE/ODIHR, Urszula Gaçek, 2 dosje në të cilat sipas LSI janë shkelje të grumbulluara gjatë zgjedhjeve. 

Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë. Dy ditë më parë edhe kreu i PD Lulzim Basha ka pritur në takim shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek., në selinë blu, me fokus zgjedhjet. Nqë zgjehdjet e 25 prillit fitoi PS duke marrë 74 mandate, kurse opozita akuzon se u janë vjedhur votat.

Të dy kryetarët e opozitës së bashkuar që dhanë besën simbolikisht para zgjedhjeve se do të hyjnë në koalicion pas 25 prillit, njëzëri folën për proces të parregullt zgjedhor. PD dhe LSI hapin e parë e patën një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë në dorë pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Ora 12:07
Zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi iu jep përfaqësuesëve të ODIHR 2 dosje: Shkelje të grumbulluara gjatë zgjedhjeve( PAMJET)

Gjatë takimit me përfaqësues të OSBE ODIHR kryetarja e LSI monika Kryemadhi u ka dhënë 2 dosje në të cilat sipas LSI janë grumbulluar shkelje lidhur me procesin zgjedhor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?