Urszula Gaçek

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim me kryesuesen e ODIHR-it në selinë e PS-së

11 Prill 2021, 09:55| Përditesimi: 11 Prill 2021, 11:07

  • Share

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare  të 25 prillit, Urszula Gaçek do të takohet në selinë rozë me kryesocialistin Edi Rama. Në fokus të  bisedimeve pritet të jenë zgjedhjet e 25 prillit dhe mbarëvajtja e tyre.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR-it, Urszula Gaçek do të kërkojë nga Rama garancia për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pak ditë më parë misioni i OSBE/ODIHR-it u takua edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe krerët e partive aleate të PD si Fatmir Mediu dhe Sali Shehu.

Delegacioni i OSBE-ODIHR kryesohet nga ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhet nga Nënkryetarja e Misionit, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, analist ligjor, Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR. Qëllimi i vizitës së Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?