Endrit Braimllari para KQZ

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI dorëzon në KQZ emrat e anëtarëve për KZAZ, partitë afat deri më 11 janar

8 Janar 2021, 14:47| Përditesimi: 8 Janar 2021, 15:15

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në KQZ këtë të premte 92 emrat për anëtarët e KZAZ. Lista me emrat është dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, i cili  tha se zgjedhjet e 25 prillit janë  beteja  historike për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga një politike e vjetër klienteliste

“LSI-ja përmbushi detyrimin e saj ligjor për të dorëzuar anëtarët e KZAAZ-ve. Sot kemi dorëzuar 92 anëtarë të KZAZ-ve, një detyrim ligjor për zgjedhjet e 25 prillit. Në fakt LSI-ja si një forcë përgjegjëse, serioze, e mirë organizuar i ka dorëzuar 4 ditë më para se të përfundojë ky afat. Kjo tregon edhe njëherë se jemi një forcë politike e organizuar dhe serioze, kjo tregon edhe njëherë se zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Janë zgjedhje ku njëherë e përgjithmonë Shqipëria do të votojë kundër keqqeverisjes. Do të votojë kundër kësaj keqqeverisjeje që ka marrë peng vendin. Do votojë kundër Rilindjes që ka marrë peng vendin, që largoi të rinj e të reja nga vendi, kundër Rilindjes që e varfëroi në ekstrem Shqipërinë. Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet për të pasur një mundësi më shumë, një shpresë më të madhe për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Zgjedhjet e 25 prillit janë  beteja jonë historike për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, për të hapur vende të reja pune dhe për të kthyer shpresën tek të rinjtë. Duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga një politike e vjetër klienteliste, e cila nuk mendon për hallet e qytetarëve, e cila nuk mendon për të hapur vende të reja pune, por mendon si të mbushin xhepat e tyre personal dhe ky është shembulli më i keq që rilindja sot ka sjellë në Shqipëri.” tha Braimllari.

Një ditë më parë, LSI depozitoi edhe propozimet për zonat ku mund të implementohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Përgjigjur interesimit të Report Tv, ai tha se për zonën e Korcës dhe Fierit, LSI është konsultuar me PD. 

“Patjetër që ka një dakordësim me Partinë Demokratike, por edhe me frontin e bashkuar opozitar. Jemi në një dakordësim për të bërë këtë implementim dhe mendoj që do të jetë një proces i rëndësishëm, të cilin opozita vetë e ka kërkuar. Pra është kërkesa e opozitës për të pasur një proces të tillë. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet tona maksimale për sa i përket LSI-së dhe opozitës në këtë proces. Ajo çka për ne është e rëndësishme është që të kemi një proces zgjedhor model dhe për këtë LSI, por edhe opozita e bashkuar ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj", tha ai. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?