Zgjedhjet e 25 prillit/ Myslim Murrizi në Report Tv: Kandidoj në 4 qarqe, po diskutojmë koalicionin me Topallin dhe Patozin (VIDEO)

10 Dhjetor 2020, 13:37| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 16:54

  • Share

Për zhvillimet më të fundit politike por edhe për ngjarje të aktualitet ka folur për Report Tv, Myslim Murrizi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetares i forcës së re politike "Lëvizja Demokratike Shqiptare". Në intervistën e dhënë për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri, duke u fokusuar në zgjedhjet e 2021 dhe partinë e tij, Murrizi bëri me dije se ai vetë do të jetë kandidat në 4 qarqe dhe se po diskutohen koalicionet me partinë e ish-nënkryetarëve të PD-së, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

"Unë do të kandidoj më 25 prill së bashku me qytetare dhe qytetarë të interesuar për t'i vënë shqiptarët tek Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. Do të kandidojmë në të gjitha qarqet. Unë do të kandidoj në 4 qarqe, në Fier dhe në Tiranë, të tjerat po i mendoj bashkë me kolegët deputetë themelues të kësaj force të re politike. Pres që të na shtohen edhe deputetë të tjerë, cilido prej tyre që aspiron për t'iu vënë në dispozicion qytetarëve shqiptare.  Do të shkojmë para shqiptarë me një program të shkurtër dhe konkret: Luftë të korruptuarve dhe jo korrupsionit, i cili është abstrakt. Të korruptuarit kanë emër", tha ai.

Murrizi u shpreh besimplotë në një rezultat të mirë të forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Unë shpresoj shumë që numri i tifozëve të verbër për një vend pune ndaj forcave politike kryesore, të ketë qytetarë të lirë, individë rebelë në shpirt që nuk mundet të hanë sapunin për djathtë", tha ai.

Sa i përket koalicioneve që po mendon për 25 prillin Myslim Murri u shpreh se forca e tij politike po shikon mundësinë e një koalicioni me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

"Por për të qenë i sinqertë të dy kanë qenë nënkryetarë të PD-së. Të dy kanë votuar 21 prillin e 2008-s. Të dy kanë qenë në krah të Berishës kur shpallën armik Bamir Topin. Jozefina ka qenë edhe kur u shpall tradhtar Genc Pollo. Që të dy kanë ngarkesën administrimit të pushtetit 2005-2013. Ndaj dua të jem shumë i kujdesshëm në listën që do i ofroj qytetarëve më 25 prill. Jam në diskutim me kolegë të mi të Lëvizja Demokratike Shqiptare. Nuk është se kam kontaktuar me ta. Idealen do ta doja që në listën për kandidatë të mos kishte individë të përfolur për abuzim me pushtetin 2005-2013. Sidomos në mandatin e dytë të PD nga viti 2009 në vitin 2013. Pra ky është dyzimi im", tha ai.  

Deputeti Muslim Murrizi është pyetur nga Report Tv edhe për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga polici në Tiranë dhe protestat që e pasun.

Së pari çdo protestë është legjitime dhe shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë për çdo padrejtësi që ata e shikojnë të tillë. Së dyti ngjarja është e rëndë. Unë nuk kam  reaguar se nuk dua të politizoj dhe të bëj politikë me familjen e të ndjerit. Nuk dimë ende se çfarë ka ndodhur. E shoh me dyshim deklaratat e tjetërsuara të Policisë së Shtetit. Fillimisht u tha se kishte armë, pastaj u tha që u qëllua me një plumb, pastaj u tha që arma ishte  100 metra me larg, pastaj u tha se është një tejkalim i vetëmbrojtjes i pranuar publikisht nga SHCBA.  Dorëheqja e ministrit do t'i bënte mirë vetë Lleshajt nga ana morale. Ligjërisht për mua duhet të japin dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i Policisë së Tiranë. Ndaj them që Lleshaj duhet të japë dorëheqjen moralisht përderisa ka thënë që 'pas çdo polici fshihet fytyra e tij'. Përgjegjësinë ligjore pastaj e vendos Prokuroria.  Dorëheqja është akt fisnikërie", tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv, deputeti Myslim Murrizi.

Ora 13:42
Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty/ Murrizi: Të thërrasim Pandeli Majkon, Ilir Metën dhe Fatos Klosin

Në intervistën e dhënë për Report Tv, deputeti Myslim Murrizi, ka folur edhe për Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Marty, ku është edhe anëtar.

Z. Murrizi kërkoi që në këtë komision  të thirren për të dhënë detaje personalitete të rëndësishme të periudhës 1998-1999 si ish-Kryeministri Pandeli Majko, ish-zv. Kryeministri Ilir Meta dhe ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi dhe të tjerë.

"Së pari Kuvendi është i vonuar në një rezolutë në mbështetje 5të kluftës së drejtës të UÇK dhe popullit të Kosovës nga raprezaljet e ushtrisë serbe  Do të doja të kishte bërë një rezolutë të tillë shumë kohë më parë.  Ky është një Komision i Posaçëm, për t'i dhënë mundësi hartimit të një rezolute për mbështetjen e popullit të Kosovës, dhe udhëheqësve të saj lufte që sot janë në Hagë.

Unë kërkova që, nisur nga shndërrimi në një betejë formale politike mes klasës politike shqiptare të luftës së Kosovës,.  nëse ka kureshtje nga kjo mazhoranca të thirren dhe të pyeten në këtë komision aktorët dhe faktorët e atyre viteve si Majko, Meta, Klosi dhe individë të tjerë, për të hedhur dritë tek e drejta se çka ndodhur në Shqipëri në ato vite. Pjesa tjetër e tjerrjes në media se çfarë ka bërë Lulzim Basha apo emra të tjerë është një farsë politike. E shoh shterpësi politike. Dhe me të drejtë një deputet i Kosovës tha që e përkthyer në gjuhën tonë popullore i bie 'mirë që kali ngordhi por spo na lënë as mizat rehat'", ka nënvizuar Murrizi.

Sipas tij akuzat ndaj Bashës kjo është një pretekst që bëhet shpesh nga politika sa herë janë në boshllëk.  

"Raporti i Dick Marty mesa e kam parë është një tullumbace e madhe që flet për thagma, e denjë për Hollywood. Imagjino ju Shqipërinë e vitit 1998 që nuk kishte as paracetamol në spital dhe jo më të bënte transplante organesh",

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like floriri: 10/12/2020 15:33

    Absolutisht dakord z.Murrizi të thirren Majko,Meta,Klosi,por mos harroni Salehun e parë,pasi ai është strumbullari i raportit të Dik Martinit,me porosi të dajollarve të Argitës,Shkëlzenit,nga atdheu i mamasë liri e gjyshes Milica,për të përdhosur luftën heroike të uçk-së që për salehun ka qenë organizatë terroriste,dhe ata që sot janë në bankën e të akuzuarve në Hage për krime të pa bëra,dhe që në bashkëveprim me Naton luftuan e u vranë për lirinë e Kosovës,kundër gjenocidit serb në Kosovë e më gjerë në Ballkan,të cilave salheu i parë që nga rinia e tij ju ka shërbyer e ju shërben me devocion e besnikëri me një qëllim të vetëm zhbërjen e shqipërisë,dhe nxjerrjen në Adriatik të Serbisë,.

    Përgjigju
  • Doni: 10/12/2020 15:28

    Po dy hajdutet per cfare i do ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?