Zgjedhjet e 25 prillit, pajisja e identifikimit elektronik do përdoret nga persona jopartiak të trajnuar nga KQZ, Rregullatori miraton kriteret

2 Mars 2021, 19:02
  • Share

Teksa votimi dhe numërimi elektronik do të shtrihet në ZAZ nr 40 në Kryeqytet, identifikimi biometrik për zgjedhjet e 25 prillit është shtrirë në të gjithë vendin.  KQZ vendosi sot që përdorimi i pajisjes së identifikimit elektronik të bëhet nga persona të trajnuar dhe apartikë që do të përzgjidhen nga nënkomisionerja Pelinku, nëpërmjet disa kritereve. KQZ brenda 24 orëve do të hapë thirrjen për përzgjedhjen e 5200 personave të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve (PEI).

Mes kritereve që duhet të plotësojnë operatorët teknikë renditen: arsimi  i mesëm, e drejta për të qenë zgjedhës, të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, të mos jetë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike, të paktën tre vitet e fundit; të mos ketë qenë i përfshirë publikisht në veprimtari dhe aktivitete politike dhe elektorale për llogari të një subjekti zgjedhor në 5 vitet e fundit, të ketë njohuri dhe aftësi minimale të përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit si kompjuter, smartphone, etj.

Komisioni Rregullator në KQZ vendosi që operatorët teknikë do të votojnë në qendrat e votimit ku janë caktuar për të monitoruar pajisjen teknologjike për të shmangur ndërprerjen e punës.

Nëse operatorët teknikë bëjnë deklarim të rremë të të dhënave do të mbajnë përgjegjësi penale ose administrative, ndërsa shpërblimi që do të marrin operatorët për punën do të jetë 9 mijë lekë.


Lajmi kryesor:

KQZ regjistron koalicionin e PD-së, 'Aleanca për ndryshim' dhe përcakton ZAZ 40 për votimin dhe numërimin elektronik


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?