Zgjedhjet e 25 prillit/ Fatmir Mediu vijon pa Bashën prezantimin e kandidatëve në qarqe, pas Tiranës zyrtarizon listën edhe në Shkodër (VIDEO)

18 Janar 2021, 17:53| Përditesimi: 18 Janar 2021, 21:19

  • Share

SHKODËR- Pas Tiranës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar prezantimin e kandidatëve edhe në qarkun e Shkodrës. Lista kryesohet nga Ditmir Harusha!  Negociatat mes republikanëve dhe PD-së kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore, e megjithatë kjo nuk e ka penguar Mediu që të prezantojë listën e vet të kandidatëve, duke rritur kështu presionet nga kryedemokratit Lulzim Basha. 

Ai nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton, duke theksuar se është i disponueshëm që të shkojë në çdo qark.

"Kandidat të PR dhe padyshim dhe kandidatë të opozitës. Për mua e rëndësishme është që të bashkohen votat, dhe votat nuk i bashkon vetëm Fatmir Mediu, por njerëzit që punojnë, dhe republikan edhe një demokrat, prandaj një listë sa më e integruar që prodhon sinergji dhe marrëdhënie të drejta është lista më përfaqësues dhe kam shtuar më tej është pesha elektorale e çdo subjekti. Meqënëse PR me PD ka një marrëdhënie shumë specifike dhe ideja është që jo të ndajmë parcela, por të fitojmë së bashku, ne jemi të gatshëm që në atë hapësirë ku kandidon PR gjykojmë se bashkur kush është kandidati më i mirë, për të mos i zënë rrugën asnjë demokrati, por as republikani. Ne po presim një përgjigje nga PD, intresi është bashkimi i opozitës, Rama bëri Kodin që opozita të jetë e përçarë, dhe duhet që këtë bashkim të mos e bëjmë si një pazar, unë e kam thënë, si Medi jam i disponuar të shkoj kudo në të gjitha qarqet e opiztës për t'i shtuar në votë të vlefshme, nuk kam asnjë-lloj preference personale, por duke respektuar rapoette dhe peshet politike, unë mendoj atë që është më e mira. Nëse PD në këtë qasje shikojnë që ka dicka që nuk është reale, jam i prirur që t'i konsideroj", tha Mediu nga Shkodra.

Ku janë negociatat me PD? Mediu thotë se "po vazhdojnë", në një kohë që kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur një marrëveshje me 3 parti aleate dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë.

"Ne vazhdojmë negocimet, padyshim, mendoj që kur je në politik ke një raport me publik, jo vetëm me kolegët e opozitës, se nuk kemi të bëjmë këtu me një interes apo pazar të PR, por me një interes të shtuar nga publiku, se çfarë pritet nga opozita dhe sa më transparente të jetë kjo marrëdhënie, aq më mirë është për Bashën, Mediun, PD dhe dhe pjesëtarët e tjerë të koalicionit", tha Mediu.

Më herët, Mediu ka prezantuar 36 kandidatët e PR-së, në Tiranë! Njëjtë ka bërë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miti: 18/01/2021 21:00

    Kur ka fituar ndonje deputet vete PR qe do fitoje sot? PR eshte nje partiçke si 100 partite e tjera qe jane regjistruar ne gjykate.

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/01/2021 20:06

    Nard Noka e ka te fituar ne Shkoder pa merak...mjafton te kandidoje diku..

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 18/01/2021 20:04

    Ku i keni maskat o shkerdhata politikane dhe I veni gjoba fukarejve te shkrete

    Përgjigju
  • Dobraç: 18/01/2021 19:15

    Ne vend te ndonje doktori apo ndonje profesori Fatmir Mediu vendose ne krye te listes nje injorant pa shkolle,turp per te,ner tre nje mete gjatin ka perte fituar.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 18/01/2021 23:55

      O zoteri dobraci ka ikur koha e pleqve un jam socialist por mu ba qefi qe pash nje djal te ri te edukuar kjo esht e ardhmja e shqiperis dhe e shkodres kemi nevoj per brezza te rij dhe puntor..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?