TIRANË- Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka vizituar një biznes fason në Babrru të Tiranës ku ka shpalosur programin e forcën politike të tij.
Patozi premton një "Shqipëri normale", sipas së cilit i jep prioritet këtij sektori dhe njerëzve që punojnë në të.
“Me Alba Dervishin shkuam sot në një ndërmarrje fasone në Babrru të Tiranës. Bindja Demokratike mbështet fort biznesin dhe ata që mbajnë familjet e tyre me djersën e ballit dhe me punë të ndershme.
Ne kemi planin tonë për Shqipërinë normale, i cili i jep prioritet kësaj industrie dhe punonjësve që e kanë të lidhur jetën e tyre me këtë profesion.
Ne duhet ta detyrojmë qeverinë t’i kthejë sytë tek ky lloj biznesi, i cili mban me punë dhe me të ardhura mijëra familje. Le t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në parlament, nëse duan që zgjidhja e problemeve të vijë më shpejt. Alba Dervishi është sipërmarrësja, që e ka lidhur jetën e saj me industrinë fasone”, nënvizon Patozi.