Kompania e vetme që ka mbetur në garë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme është “Smartmatic”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim. Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse.
“Përditësim informacioni lidhur me procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor”.
Në procedurën prokurues me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor” operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23 USD pa TVSH.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim. Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse”, thotë KQZ.
KQZ njoftoi dje se nga 6 kompani të ftuara për të marrë pjesë është paraqitur vetëm 1 teksa sot ishte dhe afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën ekonomike.