Taulant Balla

Balla: Partitë të pranojnë rezultatin e 25 prillit! Goditjet e SPAK rritën besimin te drejtësia, përtej stërbetimit të Berishës e Metës

15 Shkurt 2021, 08:01| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 15:08

  • Share

TIRANË- Për rreth 2 orë, Edi Rama në cilësinë kreut të PS-së ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politik në qarqe. Në fokus, ashtu si kurse edhe mbledhjet e tjera, kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, por edhe ato të zhvilluara në Kosovë, për të cilat numri 2 i PS-së, Taulant Balla i vlerësoi maksimalisht. Në përfundim të mbledhjes, Balla tha se partitë politike në Shqipëri duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe arsyen e humbjes nuk duhet ta gjejnë të populli, por te vetvetja.

Balla ka komentuar edhe operacionin e fundit të SPAK, i cili përfundoi me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, sipas së cilit është e gjithë meritë e Reformës në Drejtësi, ku nuk i kurseu edhe sulmet për kundërshtarët e tij politik. Specifikisht për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, që pavarësisht tyre, Reforma do të vijojë.

Ndërsa numri dy i partisë socialiste Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes tha se PS do të këtë gati programin javën e ardhshme

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur kanë mbetur më pak se 70 ditë nga zgjedhjet e 25 prill. PS kërkon një mandat të tretë, teksa Rama ka rritur pritshmëritë, ku kërkon 75 mandate.

Ora 10:39
Balla: Goditjet e SPAK kanë rritur besimin e shqiptarëve të Reforma, le të stërbetohet Berisha e Meta se do anulojnë vettingun

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është ndalur të flas edhe për operacionin e fundit të SPAK, i cili përfundoi me çuarjen në pranga të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Të gjitha meritat, Balla ia atribuoi Reformës në Drejtësi, i cili tha se do të vijojë edhe pse opozita kërkon të kundërtën.

“Le të betohet dhe stërbetohet Sali Berisha dhe Ilir Meta se gjoja këta nëse do të kthehen do të anulojnë Vetingun, apo do të zhbëjnë reformën në drejtësi, jam e sigurt që shqiptarët do të dinë të vlerësojnë. Goditja ndaj çdo strukture në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë përpara. Ajo që kemi konceptuar në atë draft-program që do të përmbyllet brenda javës besoj, do të synojmë të vijmë para shqiptarëve me reforma të tjera të rëndësishme”, tha Balla.

Ora 10:33
Balla: Kosova shembull për procesin e zgjedhjeve, uroj që pas 25 prillit çdo parti të pranojë rezultatin!

 

Në përfundim të mbledhjet me drejtuesit politik, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se partitët politike duhet të marrin shembull nga zgjedhjet në Kosovë.

"Ne jemi motër e vëlla dhe sigurisht që marrim nga njëri-tjetri mësime, eksperienca. Ajo që për mua është me rëndësi dhe që mesazhi që duhet të japim është se tashmë partitë politike të pranojnë rezultatin. Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prill çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga bojkotet. Ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë se nuk është faji i qytetarëve. Kur populli merr pjesë masivisht, edhe pse ishte pandemia, mesazhi ishte i qartë.”, tha Balla.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?