KQZ do të ngrejë një sistem që do mundësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një projektvendimi që pritet të miratohet se shpejti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistrohen por fillimisht të deklarojnë vendbanimin e tyre ashtu si parashikon ligji i vitit 2016.
Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave:
Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve ndërsa mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.
Nëse të dhënat e marra nuk përputhen hiqet mundësia e votimit
KQZ nuk e ka një numër të saktë të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit për shkak se nuk është bërë regjistrimi i tyre.
Ndonëse ky projektvendim pritet të miratohet së shpejti, KQZ është e vetëdijshme se ky proces është i vështirë për t’u realizuar, jo vetëm për shkak të afatit kohor por edhe sepse Shqipëria nuk e ka ende një kornizë të plotë që rregullon dhe mundëson të drejtën e votimit nga jashtë vendit për zgjedhësit me vendbanim jashtë shtetit.
[Kliko këtu per ta lexuar të plote]
Po Ata emigrante qe jane te regjistruar a mund te votojne pa ardhur ne shqiperi ....
Përgjigju