Zgjedhjet e 25-prillit, KQZ refuzon regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi, miratohet Pal Shkambi! Kalojnë listat e 4 partive (VIDEO)

18 Mars 2021, 11:35| Përditesimi: 18 Mars 2021, 14:37

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ditën e sotme listat e kandidatëve për deputet për partitë garuese për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, u mor vendimi për të regjistruar listat shumë emërore të disa subjekteve zgjedhore , mes tyre partinë e Myslim Murrizit, Lëvizja Demokratike Shqiptare, Ballit Kombëtar të Adriatik Alimadhit, ADR-në e Edmond Stojkut dhe Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.

KQZ konfirmoi kandidatin e pavarur në Shkodër, Pal Shkambi, ish-anëtar zëvendësues i KPK-së, teksa refuzoi regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi, pasi ky i fundit nuk ka arritur të sigurojë firmat për kandidat të pavarur. Në fjalën e tij, në KQZ, Shkambi tha se është diskriminuar, por pavarësisht kësaj do të vijojë punën.                                  

"Isha anëtarë i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, kam dhënë dorëheqjen, kam mbledhur firma në shtëpi shtëpi, e në qytet, është vonuar shumë procesi me më dhënë këtë të drejtë, sepse të tjerët e kanë filluar fushatën me të drejtë e me padrejtë, me thënë të drejtën në një farë mënyre unë jam disktiminuar, por pavarësisht kësaj unë do të vazhdoj të punoj me këtë ritëm për këtë vonesë që kam pasur", tha Shkambi.            

Në mbledhjen e ditës së djeshme, KQZ-ja i dha "ok" edhe listës shumë emërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, të cilën e "krasiti" për shkak se kishte dërguar më shumë emra se kufiri i lejuar. Gjithashtu, KQZ lejoi edhe kandidimin e Tom Doshit të PSD-së dhe listës së kandidatëve të kësaj force politike.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?