Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes, por ia la politikës

7 Dhjetor 2021, 17:11| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 18:55

  • Share

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të cilat pretendonin jo kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, presidenca e ka cilësuar si zhgënjyes dhe për interesa kundër popullit shqiptar. Nga presidenca, këshilltari i Ilir Metës për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Sipas Dervishajt, gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhjet këtë çështje përmes  juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit “politik. Dervishaj tha më tej se Gjykata Kushtetuese i mohoi bashkive të merrnin një përgjigje dhe se nuk përmbushi misionin e saj sublim.

‘Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Siç të gjithë jeni në dijeni Presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij. Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve. Kjo është një nga shkeljet më të rënda të Gjykatës Kushtetuese që duke cënuar barazinë e palëve në gjykim i mohoi shoqatës së bashkive të Shqipërisë për të marrë përgjigje. Ajo nuk dha shpjegim përse ndërmori këtë veprimËshtë e qartë që, me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit 'politik.' Për t’iu shmangur themelit të çështjes dhe për ta bërë veten jo-kompetente, Gjykata Kushtetuese, gjatë veprimtarisë së saj, ka cenuar rëndë parimet e transparencës dhe të procesit të rregullt ligjor.' - tha Bledar Dervishaj.

Më tej, këshilltari i presidentit, tha se Gjykata Kushtetuese e kishte paraprogramuar dhe e kishte marrë vendimin për ta shpallur veten jo kompetente, dhe ta dërgonte çështjen në Komisionin e Venecias. Kjo sipas Dervishajt, u bë pasi Gjykata Kushtetuese, t’i krijonte vetes një justifikim përballë publikut, për mos përmbushjen e detyrës dhe funksionit themelor të saj. Madje ai shtoi se veprimi i Gjykatës Kushtetuese iu përshtat edhe kërkesave të qeverisë.

‘Kjo mënyrë operimi e Gjykatës Kushtetuese, na krijon bindjen e palëkundur se, Gjykata Kushtetuese, e kishte marrë vendimin e saj për ta shpallur veten jo kompetente për zgjidhjen e çështjes, që prej datës 23 qershor 2021, dhe dërgimi i çështjes në mënyrë të papritur në Komisionin e Venecias, për të marrë një opinion këshillimor, ishte një taktikë e gjykatës, që përmes procedurave, të shtynte në kohë vendimmarrjen e saj, me qëllim që t`i krijonte vetes një justifikim përballë publikut, për mos përmbushjen e detyrës dhe funksionit themelor të saj, duke u vetëshpallur jo kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes.  Se sa kjo mënyrë veprimi e Gjykatës Kushtetuese iu përshtat kërkesave të Qeverisë, kjo nuk ka nevojë për komente.’- tha Dervishaj.

Meta pritet të shprehet sërish për këtë çështje, për të cilën ka lënë të hapur edhe mundësinë për ta dërguar në Gjykatën e Strasburgut.

Më 4 nëntor, pas gati 2 vite e gjysmë sagë të zgjedhjeve lokale të qershorit të vitit 2019,  Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesave që pretendonin jo kushtetuetshmëri e zgjedhjeve, kërkesa këto të bëra Voltana Ademi si kryetare e shoqatës së bashkive dhe të mbështetura fuqimisht nga Presidenti Ilir Meta dhe partitë opozitare. Në vendimin e agumentuar Gjykata Kushtetuese ka thënë se "çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues" dhe se "kërkuesja nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues".

Pas opinionit final të Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, Gjykata Kushtetuese u mblodh më 2 nëntor në seancën e ndërprerë plenare për të diskutuar.  Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi,  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe partia Bindja Demokratike. Gjithashtu është edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Kushtetuese.  

Kujtojmë se Komisioni i Venecias u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por kjo nuk e pengon që të ushtrojnë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor. Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë kujtojmë se 6 bashki janë pa kryetar, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët. Presidenti Ilir Meta deri më sot ka refuzuar të dekretojë një datë për zgjedhje në ato bashki, të cilat humbën kryetarin rrugës, pasi nuk pranonte ta njihte 30 Qershorin,  por Partia Socialiste  pret që Presidenti të  ndryshojë qëndrim pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjykata kushtetuese: 07/12/2021 21:14

    Hajduti me cizme ka te drejte qe s'doli ne konferencen e shtypit,e nxori hajdutet me shapka, kushedi i shkreti ish i zene me dashnoren, se thone qe e ka dhe re shume te re e te bukur, nuk i ikej shpirti nga ajo. Sa te mbaroj pune do dali me kushtetuten ne dore e me b...t e dashnores.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 07/12/2021 20:24

    Te shkretet ne me nje president rrugac dhe injorant.

    Përgjigju
  • Grupi: 07/12/2021 20:07

    Kur te vjen ngordhja budadalleps edhe keta sharlatane qe ke rreth vetes o Like Floriri. Nuk pate guxim ta beje vete kete deklarate por nxorre kete Falsifikatorin me syze dhe Blush torollakun. Fshatari i Cepanit nen avujt e alkoolit dhe frikes te shkarkimit tashme do te behet dhe kryetsr i gjykstes kushtetuese. Mos u merzitni sa te rreshkase dhe pak dhe do e quaje Princ Cepani i Kryemadhit.

    Përgjigju
  • Sifi: 07/12/2021 19:44

    Kundershtimi gjoja juridik i vendimit te Gjyjates Kushtetuese nga presudenca tregon dge nje here se ai nuk eshte mbrojtes i kushtetutes por i interesave te ngushta partiake.Vet i zgjodhe anetarwt dhe sit i kundeshtoin pa baze.Kushtetuta ta thote troc se ke te drejte te caktosh daten e zgjefhheve por jo anyllmin e tyre.Me mire hwp direheqe dhe kvendi ne rast se don te mbroje interesat e popullit duhet te votije qe presudenti te zgjidhet nga populli.Mazhoranca duhet ta mbeshtes kete vendim

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 07/12/2021 19:07

    Sa I zhgenjyer jam??????????? Shum keq qe sju mbajt iso legenit. Aty ishin te gjith te barabart kush donte zgjedhje merte pjes,kush nuk deshi doli ne rrug bashk me zagaret e zotit president edhe te Sali qenit. E sot del i zhgenjyer i shkreti. Ky eshte presion para vendimit qe pret se shpejti edhe per veten e tij legeni. Fatin e 30 qershorit do kete edhe ky funderrin e komunizmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?