Zgjedhjet e 6 marsit, Jupi: Votat për kandidatët e Berishës shkojnë tek e majta! Kërpaçi: ‘Shtëpia e Lirisë’ do luftojë regjimin e Ramës  

8 Shkurt 2022, 19:53| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 21:58

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike thekson sërish se vota për kandidatët e Berishës është një votë që shkon për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Anëtarja e kryesisë së PD-së, Tualnta Jupi u ndal edhe tek PS, ku tha se Edi Rama është i gatshëm që t’i përdorë patronazhistët sërish në zgjedhjet e 6 marsit.

“Çdo votë që shkon për kandidatët e Berishës do shkojë për zgjatjen e pushtet të Ramës”, tha Jupi.

“Kemi një trup të patronazhistëve që ata janë një trup e gatshme që funksionin në çdo moment që do i duhet Edi Ramës”, vijoi Jupi.  

Nga ana tjetër, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi thotë se kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ do të fokusohen tek nevojat që kanë qytetarët, ndërsa theksoi se lufta e tyre është që të çlirojnë bashkitë që janë të kapura nga regjimi i Edi Ramës dhe tu rikthejnë atyre legjitimitetin.

“Ne jemi në një aleancë për lirinë dhe votën e lirë. Gjithë kandidatët kanë hapësirën që të kandidojnë, diskutimi duhet të jetë alternativa dhe platforma sepse nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të përgjithshme por lokale. Tender, taksa, çdo gjë tjetër është në funksion të atij grupimi njerëzish, ndërkohë që qytetarët nuk po marrin asgjë. Ky është një model i instaluar nga regjimi i Edi Ramës. Këtu nuk bëhet fjalë për pushtet personal, a ka LSI kandidatë, këtu bëhet fjalë për të rikthyer një legjitimitet të munguar, që në këto bashki të rikthehet një normalitet. Nuk mundet të shohin më njerëzit kjo parti apo tjetra”, tha Kërpaçi.

Kërpaçi theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të zbresë në terren për këto zgjedhje ndonëse kandidatët vijnë nga Komisioni i Rithemelimit. Ajo tha se janë ngritur edhe grupet e punës.

“Anëtarët e LSI-së kanë të drejtën e tyre për të votuar sepse janë ata anëtarë që jetojnë në 6 bashki dhe nuk trokasin dot në asnjë derë sepse kjo qeveri nuk ofron asnjë shërbim për qytetarët e thjeshtë. Për tu ngritur të gjithë grupet e punës në të gjitha bashkitë për të qenë sa më aktivë në luftën që kemi kunëdër regjimit të Ramës”, tha Kërpaçi.

Ora 19:58
Debat i ashpër në Report Tv, Kërpaçi- demokrates: Pse mohoni historinë e PD-së! Jupi: Shikoni shtëpinë tuaj si jeni katandisur, kujdes kur më drejtohesh mua (VIDEO)

Një debat i ashpër është zhvilluar mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupi dhe ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi. Në ‘Studio Live’ në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Jupi ‘thumboi’ Kërpaçin duke i thënë se PD ka përballë dy grupe të majta sepse çdo votë që shkon për Shtëpinë e Lirisë është votë për Partinë Socialiste.

Pjesë nga debati:

Taulanta Jupi: Marrim Shkodrën, bastion i djathtë sot kemi përballë dy grupim e të majta sepse çdo votë që shkon tek Shtëpia e Lirisë është votë për të majtën.

Floida Kërpaçi: Pse Belind Këlliçi...

Taulanta Jupi: Nuk është kandidat.

Floida Kërpaçi: Është pjesë e grupit të Rithemelimit. Më vjen keq që mohoni historinë e PD-së.

Taulanta Jupi: Nuk e mohoj historinë. Familja ime është pjesë e historisë e PD-së.

Floida Kërpaçi: Më vjen shumë keq, të mohosh themelues të PD-së.

Taulanta Jupi: Ty po të vjen më shumë keq për PD-në sesa më vjen mua. Shikoni moj partinë tuaj si e keni katandisur.

Floida Kërpaçi: Mua më vjen keq për historinë.

Taulanta Jupi: Mos u merr me PD-më, mos bëj diversion me PD-në.

Floida Kërpaçi: E para njëherë ule tonin e zërit se është e turpshme të flasim me këtë lloj tonaliteti zëri.

Taulanta Jupi: Kujdes kur më drejtohesh mua e turpshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?