Ilirjan Celibashi, kryekomisioner i KQZ

Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ verifikim paszgjedhor! Do të kqyren fletët e votimit dhe materialet zgjedhore për 134 QV

15 Prill 2022, 16:11| Përditesimi: 15 Prill 2022, 16:14

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike miratoi sot rezultatin e përzgjedhjes rastësore të qendrave të votimit që do ti nënshtrohen këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet e datës 6 Mars 2022.

Verifikimi paszgjedhor konsiston në hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, të përdorura në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në 6 bashki të vendit.

Qëllimi i këtij procesi është të verifikojë rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.

Për zgjedhjet e pjesshme të datës 6 Mars 2022 do të këqyren fletët e votimit dhe materialet zgjedhore për 90 Qendra Votimi për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë dhe Rrogozhinë. Për bashkinë e Vorës ku u implementua projekti i votimit dhe numërimit elektronik do të bëhet këqyrja e të gjithë qendrave të votimit (44 qv).  Lista e QV-ve që do t'i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?