6 marsi, Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës e Berishës, mban në pushtet Ramën! Shkodranët e dinë se Doshi i shpallur 'non grata' vendos gjithçka

28 Shkurt 2022, 11:30| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 11:37

  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat tha se kush zgjedh partinë e re të Ilir Metës dhe Sali Berishës, duke iu referuar kolaicionit 'Shtëpia e Lirisë', mban në pushtet Edi Ramën.

Alibeaj deklaroi se çdo shqiptar e ka parë se si Tom Doshi, i cili është shpallur non grata nga SHBA, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër, Majlinda Angonin për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

"Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër. Shkodranët e dinë se çfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës."-thotë Alibeaj.

Ai deklaron se shkodranët më 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë nën administrimin e Tom Doshit, apo do të refuzojnë non gratat.

"Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët më 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e rradhës me Ramën."-shprehet Alibeaj.

Ndër të tjera ai thekson se më 6 mars, shkodranët do të duhet të zgjedhin nëse do t'i nënshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashkinë nën shërbim të tyre.

"Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qart;. Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën."-përfundoi Alibeaj.

 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?