KQZ caktoi përbërjen e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor. Partisë Socialiste i takojnë 3 anëtarë, 2 Partisë Demokratike dhe 1 anëtar i Partisë së Lirisë.
Anëtari i shtatë u përcaktua sipas shortit që u hodh mes dy partive më të mëdha, PS-së dhe PD-së. Demokratët do të kenë anëtarin e shtatë në KZAZ-të me numër çift dhe PS në KZAZ-të me numrin tek.
Sekretari do t’i përkasë PS-së në ato me numrin çift dhe në KZAZ-të me numrin tek do t’i përkasë Partisë Demokratike.
Me një tjetër vendim, Kryekomisioneri Celibashi iu dha mandatin e deputetit e Besnik Brahimit i cili do të zëvendësojë Tom Doshin në Kuvend.
Brahimi është më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialdemokrate në qarkun Shkodër më 11 maj. Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati së bashku me të zgjedhurën tjetër në listë të mbyllur, Sabina Jorgo.
Komente

Parlamenti me mjë ordiner më tepër dhe një baba injë vrasësi
Përgjigju