Modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 9 nëntorit

Politikë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Report Tv siguron modelin e fletës së votimit! PS, LZHK dhe ‘Shqipëria Bëhet’ dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar si parti

11 Tetor, 14:00| Përditesimi: 11 Tetor, 15:17

  • Share

TIRANË-  Report Tv ka siguruar modelin se si do të duket fleta e votimit në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste, LZHK dhe "Shqipëria Bëhet", partitë e para që dorëzojnë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si parti.

Partia Demokratike, edhe pse nuk do të ketë kandidatë dhe nuk do ta ketë emrin në fletën e votimit, mësohet se ka dorëzuar në KQZ emrat/anëtarët e saj për KZAZ-të (Komisionet Zonale Zgjedhore). PD do ketë anëtarët në KZAZ, në Qendrat e Votimit dhe numërues në Grupet e Numërimit.

Më datë 9 nëntor zgjedhjet do të mbahen në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, ndërsa dekreti për zgjedhjet e Tiranës u pezullua nga Kushtetuesja pas ankimit të Erion Veliajt.

Ndryshe nga PS, PD e Berishës në të 5 bashkitë do të mbështesë kandidatë të pavarur. Ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt në bashkinë e Cërrikut do të garojë me kandidatin Eligert Hima.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?