Kosova & Rajoni

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ Vetëvendosja dorëzon në KQZ listën me 110 kandidatët për deputetë, Kurti i pari në renditje

12 Dhjetor 2024, 08:35| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 14:09

  • Share

KOSOVË - Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar listën prej 110 kandidatëve si pjesë e garës zgjedhore të 9 shkurtit 2025.

Lista është dorëzuar në minutat e fundit në KQZ, pak para kalimit të afatit të zgjatur deri në orën 23:59, pasi më herët vetëm 10 subjekte politike dorëzuan emrat sipas afatit në orën 16:00. Më herët, një gjë të tillë e kanë bërë edhe PDK, LDK, AAK-NISMA.

Në dhjetëshen e parë të listës së Vetëvendosjes janë kandidati për kryeministër Albin Kurti, kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja aktuale e Jashtme nga Guxo Donika Gërvlla, Avni Dehari, ministrja aktuale e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministri aktual i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri aktual i Brendshëm Xhelal Sveçla, shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, ministri aktual i Bujqësisë nga Guxo, Faton Peci dhe Shqipe Mehmeti Selimi.

Pjesë e listës së Vetëvendosjes do të jetë edhe këngëtarja Edona Llalloshi, e cila në renditje është e 19-ta./ Kosova Press

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?