Sport

Zgjedhjet e Boksit në prokurori, federata: Proces i rregullt, ka vendim gjykate! Shoqata e Elbasanit: S’ka ende vendim, s’njoftuan për zgjedhje

9 Mars, 16:04| Përditesimi: 9 Mars, 16:22

  • Share

Federata shqiptare e boksit, pas padisë së bërë nga ‘Shoqata e boksit Elbasan’ në prokurori për zgjedhjet, ka vënë në dispozicion të Report TV vendimin e gjykatës mbi këtë çështje. Federata e boksit pretendon se gjykata ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e zgjedhjeve të bërë nga shoqata e Elbasanit dhe se zgjedhjet janë të rregullta.

Shoqata e boksit të Elbasanit bëri kallëzimin në prokurori pasi pretendon se federata organizoi zgjedhjet pa dijeninë e saj dhe disa shoqatave të tjera, ndërsa gjithashtu thotë se komiteti ekzekutiv e ka përjashtuar pa të drejtë.

Lidhur me vendimin e fundit të gjykatës, Report TV kontaktoi sërish me Shoqatën e boksit të Elbasanit, që pretendon se vendimi i gjyaktës është mbi masën e sigurisë dhe se ende nuk ka një vendim për këtë çështje. Shoqata e boksit të Elbasanit beson se zgjedhjet e 22 shkurtit, ku iu besua një tjetër mandat presidentit Florend Kalivopulli, do të zhbëhen në gjykatë.

Shoqata e boksit të Elbasanit, por edhe disa shoqata të tjera pretendojnë një sërë shkeljesh për zgjedhjet. Ata thonë se asambleja është mbledhur me firmën e një presidenti të cilit i kishte përfunduar mandati dhe se zgjedhjet janë bërë shumë më herët se ç’e lejon statuti në raport me vendimin e gjykatës që rrëzoi masën e sigurisë.

Këto shoqata pretendojnë gjithashtu se zgjedhjet janë manipuluar deri në atë pikë, sa të krijohen shoqata false si ajo e Dinamos që nuk ka asnjë sportist, ndërsa janë përjashtuar të tjera që ekzistojnë prej kohësh. Siç është edhe rasti i shoqatës Rozafa në Shkodër.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?