Mund konsiderohet nga debatet më të zjarrta për shkak të filozofive, qasjes ndaj problemeve të vendit dhe ndërkombëtare, debati mes dy kandidatëve për presidencën e rradhës të SHBA Joe Biden dhe Doland Trump me 29 Shtator.
Sipas listës zyrtare të publikuar nga Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale, Trump dhe Biden do të debatojnë mbi historinë e arritjeve të tyre, plotësimin e vendit bosh në Gjykatën e Lartë pas vdekjes së anëtares historike Ruth Ginsberb, pandeminë, ekonominë, marrëdhëniet racore, dhunën që ka shpërthyer në qytetet amerikane, si dhe integritetin e zgjedhjeve.
Temat u përcaktuan nga moderatori Chris Wallace, gazetar i kanalit Fox News.
Për secilën nga temat kandidatët do të kenë 15 minuta kohë gjatë debatit 90 minutash. Lista e temave mund të ndryshojë nëse do të ketë zhvillime të reja para fillimit të debatit.
Debatet e tjera do të mbahen në 15 dhe 22 tetor, ndërkohë që zëvendës presidenti Mike Pence dhe Senatorja Kamala Harris do të zhvillojnë debatin e tyre të parë më 7 tetor.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen me 3 Nëntor në një atmosferë tejet të tensionuar për shkak të protestave të shumta, krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe largimin e SHBA nga OBSH-ja.