Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Partitë e mëdha garojnë të vetme, në koalicion vetëm pakicat serbe

12 Janar 2021, 18:44| Përditesimi: 12 Janar 2021, 22:36

  • Share

Ora 18:00 ka shënuar afatin përfundimtar të regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore në KQZ-në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt dhe duket se të gjitha partitë e mëdha do të garojnë të vetme dhe nuk do të ketë koalicione mes tyre. Të vetmet që do të jenë në koalicion janë pakicat serbe që kanë krijuar dy të tilla.

Konkretisht  partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja do të shkojë në koalicion me LDK-në, por si pjesë e përbashkët e listës së LDK-së dhe jo si koalicion parazgjedhor. Ndërsa koalicioni i shumëfolur PDK-NISMA duket se nuk do të ndodh, pavarësisht entuziazmit të shprehur më herët në media nga kreu i Nismës Fatmir Limaj. Nuk dihen ende se kush janë arsyet e mosrealizimit të këtij koalicioni.

As Vetëvendosja nuk ka aplikuar për koalicion parazgjedhor me Vjosa Osmanin dhe as AAK-ja nuk ka paraqitur kërkesë të tillë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka bërë të ditur se brenda afatit janë deklaruar vetëm dy koalicione nga pakicat serbe- koalicioni Vakat dhe Zajedno.

Koalicioni VAKAT përbëhet nga Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV), ndërsa Koalicioni ZAJEDNO nga Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG).

Ora 22:34
Zyrtari i PDK-së në Kosovë jep dorëheqjen pasi nuk u bë koalicioni me Nismën

1610487376_pdk...600x3601.jpg

Bekim Muja, anëtari i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga kjo parti e shkak po del të jetë mos arritja e koalicionit me partinë e Fatmir Limajt.

Muja përmes një shkrimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer me vendimin e kryesisë së PDK-së.

“I zhgënjyer thellë me vendimin e kryesisë qendrore të PDK, për mos shkuarjen në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe për mos krijimin e një force të përbashkët e cila do i mbronte vlerat sublime të këtij vendi siç është lufta e UÇK”, ka shkruar Muja në llogarinë e tij në Facebook.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur indinjatë për mos-arritje të një marrëveshjeje për koalicion parazgjedhor ndërmjet partisë së tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?