Rama me socialistët në një lokal pranë selisë së PS (24 shtator 2025)

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme për Tiranën/ Rama mbledh të premten strukturat politike të kryeqytetit

2 Tetor, 20:45| Përditesimi: 2 Tetor, 21:02

  • Share

Ndërsa Erion Veliaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të pezullojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon e pashqetësuar organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Report Tv mëson se Kryeministri Rama do të mbledhë nesër në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Takimi i kryesocialistit me strukturën politike të PS-së për Tiranën do të mbahet në një prej hoteleve në qendër të kryeqytetit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, mes të cilave edhe Tirana. Kryeqytetit është në një ngërç kushtetues sa i përket zgjedhjeve të pjesshme, për shkak se Veliaj e ka dërguar në Kushtetuese shkarkimin e tij, një veprim ky që do të duhet të ndërpriste apo pezullonte çdo akt tjetër deri në një vendimmarrje të GJK-së.

Por Presidenti nxorri dekretin, duke thënë se shkarkimi i Veliajt si kryetar Bashkie për mosparaqitje në punë është çështje administrative dhe jo kushtetuese. Dekreti dhe argumentimi i Presidentit është kundërshtuar nga konstitucionalistët, të cilët thonë se ankimimi që Veliaj ka bërë në Kushtetuese bllokon çdo veprim tjetër dhe dekreti i nxjerrë nga Begaj është antikushtetues.

Megjithatë, avokatët e Veliajt, të enjten (2 tetor 2025), bënë një shtesë në padinë e tyre të parë, duke kërkuar pezullimin e dekretit të Begajt dhe shpalljen antikushtetues të aktit.

Ndërkohë, teksa mazhoranca e ka gati kandidaten Ogerta Manastirliu dhe po vazhdon punën, nga ana tjetër opozita po vijon takimet dhe negociatat për të gjetur kandidatin e përbashkët.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?