Ervin Ceca, kandidati i PS për Beratin

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme/ Report Tv mëson emrin, ja kandidati me të cilin PS do të garojë në Berat! Sot mblidhet Kryesia

7 Tetor, 09:37| Përditesimi: 7 Tetor, 10:50

  • Share

Berati është një nga 6 bashkitë që do të shkojë në zgjedhje lokale pas dorëheqjes së kryebashkiakut Ervin Demo, i cili kandidoi për deputet në Kuvend nën siglën e Partisë Socialiste. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, kanë bërë me dije se kandidati i PS-së për zgjedhjet e bashkisë së Beratit është Ervin Ceca.

Ceca aktualisht është kryetar i komanduar i kësaj bashkie, detyrë të cilën e ka marrë më 13 mars pas dorëheqjes së Demos. Më parë Ervin Ceca ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë si dhe të kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Përveç kandidati të Beratit, publik gjithashtu është bërë dhe kandidatura e Bashkisë së Matit. Report Tv bëri me dije disa ditë më parë se Altin Bojni është kandidati i propozuar nga Partia Socialiste.

Si emri i Ervin Cecas ashtu dhe i Altin Bojnit, fillimisht duhet të kalojnë si propozime në Kryesinë e Partisë Socialiste për tu miratuar. Sakaq, sot në orën 18:00 mblidhet kryesia e Partisë Socialiste ndërsa priten dhe emrat e kandidatëve për bashkitë e tjera.

Ndërkohë kandidatura e Tiranës është bërë me dije që përpara shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Bëhet fjalë për Ogerta Manastirliun, e cila deri më tani përballë do të ketë Florian Binajn, i cili shpalli kandidaturën e pavarur e më pas mori dhe mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të Shqipëria Bëhet.

Ndërkohë nga Partia Demokratike ende nuk ka emra të qartë për sa i përket kandidaturave për 5 qarqet e tjera. Më 9 nëntor, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përkohshme për 6 bashkitë, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.

Ora 10:36
Zgjedhjet e pjesshme, Report Tv zbardh emrin e kandidatit të PS në bashkinë e Cërrikut

Report Tv mëson emrin e kandidatit të PS për bashkinë e Cërrikut. Gazetarja Raziela Myslimaj mëson se Florenc Doka, kryetari i komanduar i bashkisë së Cërrikut do të jetë kandidatura e PS për bashkinë e Cërrikut.

Kjo kandidaturë si edhe 5 të tjerat do të miratohen sot pasdite në orën 18.00 mbledhjen e kryesisë së PS.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?