Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama i mbyll derën Valdrin Pjetrit: PS nuk i jep askujt shanse të dyta

20 Janar 2022, 14:44| Përditesimi: 20 Janar 2022, 17:14

  • Share

 Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën për kandidatë për kryetarë bashkie, të gjithë atyre së janë larguar si pasojë e dekriminalizimit. Kreu i qeverisë tha se PS nuk i jep asnjë shans askujt që ka gënjyer. Socialistët sipas kryeministrit Rama kanë nisur të mendojnë për kandidatët, të cilët nuk do të jenë deputetë, ndërsa i mbylli përfundimisht derën Valdrin Pjetrit i cili kishte kërkuar një shans të dytë për bashkinë e Shkodrës.

‘Kemi folur për të vijuar menjëherë organizimin. Do jemi pjesë do të paraqesim kandidatët. Nuk mendoj mendoj se do të kemi deputet për kandidat për kryetar bashkie. Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim njëri tjetrit nëse jemi miq. Shanset e dyta i jep zoti, PS nuk i jep shans askujt që e ka gënjyer për një aspekt të jetës së tyre apo veprimtarinë e tyre, tha Rama.

Zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë në vend do të zhvillohen më 6 mars, ndërsa një ditë më parë Valdrin Pjetri, ish-kandidatit i PS për bashkinë e Shkodrës, kërkoi që të rikandidonte sërish nëse do të kishte mbështetjen e PS-së.

Valdin Pjetrit i cili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës, por dha dorëheqjen pa bërë ende betimin, për shkak të mosdeklarimit të një dënimi në Itali në formularin e dekriminalizimit, vendos të flasë dhe të thotë të vërtetën e tij që ai pretendon se është shume larg gjithë çka u tha për të.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 20/01/2022 16:56

    Po cfar valdrin pjetri ! Na zhgenjeu shum ai mos befte hajer tan jeten . Ishte shansi me i mir ta merrte ps bashkin e shkodres e ta tregonte vedin. Po na la prap voltanen tmerrin e shkodres

    Përgjigju
  • Eri: 20/01/2022 14:52

    Me thene te drejten, PS ka dhene plot shanse te dyta duke emeruar zyrtare qe u larguan nga LSI me probleme. Edhe me keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?