Zgjedhjet në 6 bashki, Haklaj në ‘Repolitix’: Berisha nuk i certifikon dot kandidatët, do bashkohet me LSI! Soko: 6 marsi do të jetë test për demokratët

20 Janar 2022, 21:48| Përditesimi: 20 Janar 2022, 22:46

  • Share

Dekretimi i datës 6 mars nga Presidenti Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë të cilat nuk kanë një kryetar, ishte temë diskutimi këtë mbrëmje në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Gjithashtu u diskutua për përplasjet Berisha-Basha dhe sesi palët mund të garojnë në këto zgjedhje.

Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj deklaroi se Presidenti Ilir Meta është kthyer tek partia që ka themeluar dhe po i shërben LSI-së ndërsa theksoi se Grupi i Rithemelimit të Sali Berishës nuk i certifikon dot kandidatët e vet nën siglën e PD-së në KQZ. Sakaq, Haklaj u shpreh se Berisha do t'i bashkohet LSI-së.

“Nuk ka një betejë Basha-Berisha se PD e ka të zgjidhur problemin. Del me kandidatët e saj në KQZ. Partië e tjera të djathta do të përpiqen të luajnë për veten me Komisioni i Rithemelimit. Berisha do zgjedhë një formulë për të fshehur pjesëmarrjen dhe do gjejë një pol të tretë, LSI-në, edhe Agron Duka dhe më duket Ndoka kanë marrë një ofertë nga Berisha. Poli i tretë do jetë në funksion të LSI-së.”-tha Haklaj.

Pano Soko, nga ‘Nisma Thurje’ deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha është sot një ndër ekzekutorët e berishizmit së bashku me Ramën ndërsa për zgjedhjet e pjesshme të dekretuara për datën 6 mars, Soko theksoi se do të jetë një test për demokratët.

"Kjo garë do tregojë në mënyrë indirekte peshën e votës në parti, për të parë sa e ka peshën reale gjithësecili. Demoratët të dinë një pasqyrë për të parë, kë partia e tyre mbështet. Duhet ta zgjedhin vetë, 6 marsi është një test për demokratët."-tha Soko.

Gazetari Arsen Rusta, është i mendimit se lufta nuk është vetëm mes Bashës dhe Berishës, por Metës dhe Ramës ndërsa shtoi se s’duhet të harrojmë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn i cili ka edhe dy bashkitë më të rëndësishme të qarkut të Tiranës.

“Veliaj ka dy bashki të rëndësishme për të nxjerrë rezultat, Vorën dhe Rrogozhinën. Përplasja më e madhe historike e partive kryesore. Biznesi më i madh është në Vorë, nëse ka një bashki që politika do tentojë ta marrë, është Vora pasi ka të ardhura nga taksat e biznesit më të lartat në vend. Ai është kryetar për Tiranën. Ai është për qarkun, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë qarkun. ”-tha Rusta.

Ndërsa gazetari Flogert Muça deklaroi se në aspektin e ‘luftës’ politike që po ndodh sot në vend, beteja është vetëm mes Bashës dhe Berishës. Muça theksoi se kreu i PD, Lulzim Basha po përdor gjuhën e ish-kryeministrit me demokratët.

“Lufta mes të dyve. Basha nuk është shkëputur nga berishizmi. Ajo që ndodhi atë ditë në selinë e PD, blindimi, dalja në mënyrë tinzare duke goditur ata tregon se nuk janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Basha përdor gjuhën e Berishës me demokratët. Kur Berishës i del përballë thotë fjalën e fundit. Të njëjtën gjë po bën Basha, tha se nuk ja hedh poshtë vitet e bashkëpunimit me të, pse duhet të thotë fjalën e fundit, për të treguar se është si ai. Lëvizjet e tij janë tipike si të Sali Berishës.”-tha Muça.

Por ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj, shprehet se PD ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet statutore dhe me datë 15 jepet vendimi për ato ndryshime nga kuvendi i 17 korrikut.

"Berisha nuk priti vendimin e gjykatës, por erdhi për të pushtuar selinë e Partisë Demokratike. Nuk ka betejë Basha-Berisha. Berisha është i detyruar të shkojë me kandidatë të përbashkët me polin e tretë.”-tha Haklaj.

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, ndërsa dhe Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Berisha deklaroi se do të futen në garë dhe se po punojnë për përzgjedhjen e kandidatëve. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali me gropa: 20/01/2022 22:19

    Albanistani vendi i hajduterve .Nuk zute mend o albanistanas qe u viheni zharge ketyre plehrave se ju vodhen e ju vrane per 30vite me radhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?