Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, ja kush janë deputetet që zëvendësojnë Manastirliun dhe Mersinin

7 Tetor, 23:00| Përditesimi: 7 Tetor, 23:10

  • Share

1759650340_ogertamanastirliu.jpg

Ogerta Manastirliu

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Brunilda Mersini, drejtoresha historike e Spitalit të Vlorës, u zgjodh deputete më 11 maj nga lista e hapur, me 5538 vota. e vetmja grua nga lista e hapur.

Kështu që zëvendësuesja e saj në Kuvend do të jetë po një grua, konkretisht Briseida çakërri me 2998 vota.

Mes emrave të konfirmuar si kandidatë për kryetarë bashkish është  deputetja Ogerta Manastirliut, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj në Kuvend për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Si rezultat i zgjedhjeve të 11 majit vendin e Manastirliut në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti, një emër i njohur kjo në radhët e socialistëve dhe me një përvojë të gjatë në Parlamentin e Shqipërisë.

Në zgjedhjet parlamentare ajo arriti të grumbullonte 6167 vota dhe rikthimi i saj në Kuvend vjen në kuadër të zbatimit të kuotave gjinore dhe ruajtjes së balancës përfaqësuese në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e pjesshme/ Pas Tiranës, Kryesia e PS zyrtarizon kandidatët edhe në 5 bashkitë e tjera! Në Vlorë kandidon deputetja, në Tepelenë ish-kreu i Gardës (EMRAT)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?