Bashkia Mat

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD zyrtarizon emrin e kandidatit Eduart Brahilika për Bashkinë Mat

8 Tetor, 17:15| Përditesimi: 8 Tetor, 17:26

  • Share

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

PD ka zgjedhur Eduart Brahilikën për të garuar nën logon e tyre, i cili është me profesion avokat.

Brahilika do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen më 9 nëntor në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, sipas dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj. Ky dekret erdhi pak pasi kryeministri Edi Rama informoi zyrtarisht për krijimin e vakancave në këto bashki. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?