Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
PD ka zgjedhur Eduart Brahilikën për të garuar nën logon e tyre, i cili është me profesion avokat.
Brahilika do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen më 9 nëntor në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, sipas dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj. Ky dekret erdhi pak pasi kryeministri Edi Rama informoi zyrtarisht për krijimin e vakancave në këto bashki.
Komente
