Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk morën pjesë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Kryetarja e këtij komisioni tha se dy përfaqësuesit e PD-së kërkuan shtyrjen për ditën e hënë në orën 17:00. Sipas saj, ata kërkuan shtyrjen për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe sepse kërkojnë më tepër kohë të studiojnë 4 projekt-aktet.
Për këtë arsye ata nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme, duke bërë që të dështonte për mungesë kuorumi, pasi ishin të pranishëm vetëm 3 anëtarë.
Sipas draftit të publikuar më herët, parashikohet që fushata zgjedhore të nisë më 1 nëntor, ndërsa kandidatët duhet të regjistrohen brenda datës 19 tetor.
Më 9 nëntor janë dekretuar zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit; Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.
Më poshtë, rendi i përcaktuar për ditën e sotme në mbledhjen që dështoi:
1. Projektvendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
2. Projektvendim “Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
3. Projektvendim “Për përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
4. Projektvendim “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
V.GJ /ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
28.6%
-
Të gabuar
52.2%
-
Nuk kam mendim
19.3%
Vota total: 161